Custom Page
Faqja Kryesore

Libri i Vizitoreve

Poezi

Shkenc

Linket e preferuara

Mrekullit e All-llahut xh.sh

Ndodhi... 

Foto Galeri

Humor

Lajme

Jeta e re

Edhe per Nerashtin

Faqja e Kontaktit

Hutbeja e Lamtumires



Ndodhi Dashurie

 

            Gjuha me tradheton, e heshtja flet. E humbur ne boten e enderrave e ndjej se me jane renduar kapaket e syve. Por gjumi nuk vie, sikur enderrat luajne me mua, e une e pafuqishme mundohem t`ju bej balle goditjeve qe mi jep fati.
          
E vetmuar rri ne qoshin e dhomes, bisedoj me muret besnike. Flas per Ty. Ju them se te Dua. Se jetoj per Ty. E ti po shkon, po shkon larg. Une mbetem. Por ku? Ku po i le ato fjale te embla dashurie, qe me zgjasnin jeten. Ku i le puthjet qe jepnin shprese. Sikur ende e ndjej perqafimin tend te fundit. Se besoja se fati do te na ndaje keshtu! E te gjitha keto mbeshtjellen me petkun e dashurise, dhe sikur vetem keto me ngrohin zemren. A thua, a ka fuqi ne bote qe mund te me shuaj kete mall? A ka ftohtesi ne bote qe te ndale prushin e dashurise qe vetem ndizet, e mua perbrenda me pervelon, me djeg, me lendon shpirtin qe tani lumturise i`a thote lamtumiren, bashke me Ty. Sa qetesi, andej pertej meje! E une ne vete ndjej diq. Sikur ndjej gjakun e helmuar, qe ne damaret e mi rrjedh. Ai eshte i helmuar nga nje dashiuri. Dashuri qe nuk shlyhet lehte. Dashuri qe dale nga dale me terheq drejt vdekjes. Por une terhiqem per shtyllat e saj qe i ndertuam bashke. Nuk dua te besoj realitetin e hidhur. Ai me shkatrron fije fije, shpresen e fundit. Nuk dua te besoj se me nuk do te shoh, s`dua te besoj se me s`do  as te mendoj se me nuk do te rri e qete ne kraharorin tend, se me s`do te degjoj at zerin tend te embel bilbili. Ah sa me mungon. Sa do te doja qe tani ne rend te vetmise, te te kisha ty prane. Te te shtrengoja vetem edhe nje here. Te dy bashk te kendonim edhe njeher ate kengen e vjeter te dashurise. Te harroja te gjitha, e shiqimin t`a hedhja kah e ardhmja e persosur. Por nuk kam asgje nga keto, te pata vetem ty, e edhe ti po shkon. Po me len te vetem mes udhekryqit te fatit. Qe e vetme te e jetoj ngjyren me te erret te jetes. Ne duar mbaj trendafilin e kuq, qe me dhe ate mbremje te ftohte nentori.  `cdo dite e ujis me lot, por ai nuk vyshket, sepse ti e punove me dashuri, e dashuria e sinqerte nuk vyshket kurre, ashtu si edhe dashuria ime per ty. Te lutem kthehu mos me vrit me doren tende. Te pakten kujto dhe beso se dikur ne kete bote te madhe ka egzistuar nje engjellushe qe te ka dashur, te don, dhe do te te don gjithmone.

 

Liridona S.    

18. Mai 1999

 



 

 

 


 

Add your link here


 

Add your link here