Shkenca
Faqja Kryesore

Libri i Vizitoreve

Poezi

Shkenc

Linket e preferuara

Mrekullit e All-llahut xh.sh

Ndodhi... 

Foto Galeri

Humor

Lajme

Jeta e re

Edhe per Nerashtin

Faqja e Kontaktit

Hutbeja e Lamtumires


HARUN JAHJA

KRIJIMI I UNIVERSIT

Rrezimi Shkencor i Materializmit

Materializmi nuk mund te pretendoje me teper,

jetegjatesine e tij si filozofi shkencore.
Artur Kestler, Filozof i njohur 1
Si u krijua ky univers i paskajshem ku ne jetojme?
Si u shfaq ekuilibri, harmonia dhe organizimi ne kete univers? Si arriti bota ku ne jetojme te behej nje strehe kaq e sigurte per ne?
Keto pyetje qe ne agim te historise se njerezimit kane terhequr vemendjen e shume mendimtareve. Mes tyre ka patur edhe shkencetare dhe/apo filozofe, te cilet kane kane studiuar dhe analizuar te bazuar ne logjike dhe arsye (prakticizem) keto pyetje dhe kane arritur ne perfundimin e perbashket se: Persosmeria e rre-gullit dhe projektimit ne univers jane nje tregues i qarte per ekzistencen e nje Krijuesi Suprem, Zoterues i gjithesise.
Kjo eshte e nje e vertete e padiskutuar e qe mund te arrihet duke vene ne pune inteligjencen tone. Kete realitet Allahu e ka deklaruar para 14 shekujsh ne librin e Tij, Kuranin, te cilin e zbriti si udhezim per njerezimin. Aty njoftohemi edhe mbi krijimin e universit nga mosekzistenca, organizimin e tij per nje qellim te veqante dhe krijimin e te gjitha sistemeve dhe ekuilibreve ne univers per te mundesuar jetesen njerezore.
Ne nje ajet te Kuranit, Allahu i fton njerezit te arsyetojne mbi kete aspekt ne vargun pasues:
"A eshte me i rende rende krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti ate! Ngriti kupen e tij dhe e persosi ate. Naten ia erresoi e diten ia ndriqoi. E pastaj token e sheshoi". (Naziat, 27- 30)
Perseri duke iu mbeshtetur thenieve ne Kuran, njeriu duhet te deshmoje krijimin prej Zotit, te te gjithe sistemeve dhe ekuilibreve ne univers per te (njeriun), te thellohet mbi kete realitet dhe te nxjerri mesim prej vezhgimeve te tij:
"Edhe per ate qe ju krijoi ne toke lloje te ndryshme (bageti, bime, peme, minerale etj); ka fakte per nje popull qe di te marre pervoje". (Nahl, 13)
Ne nje tjeter ajet te Kuranit thuhet:
"Ai eshte qe zgjat naten ne pjese te dites dhe zgjat diten ne pjese te nates, i nenshtroi diellin dhe henen qe secili leviz (udheton) deri ne afatin e caktuar. Ky eshte Allahu, Zoti juaj, i tere sundimi eshte i Tij, e ata qe i luteni ne vend te Tij, nuk zoterojne as sa nje cipe (e hurmave, fije)". (Fatir, 13)
Kete te vertete, te cilen e mesojme nga Kurani e pranojne edhe shume shkencetare te konfirmuar, themelues te astronomise moderne. Emra si Galilei, Kepler, Njutoni duke zbuluar strukturen e ndertimit te universit, projektimin e Sistemit Diellor, ligjet e fizikes dhe ekuilibre te ndryshem e kane kuptuar me se miri se te gjitha keto jane te krijuara nga Zoti.

 

MaterializimiI: Argumenti i rreme i shekullit te 20-te

E verteta e krijimit, te cilen e shpjeguam deri tani, refuzohet qe prej kohesh te hershme prej nje pikepamjeje filozofike, e ashtuquajtur materializem. Kjo filozofi, e cila fillimisht eshte shfaqur te Greket e vjeter dhe me pas u pranua prej kulturash apo/dhe personash te ndryshem, hedh tezen se materia ekziston qe ne infinit. Duke pohuar se universi rrjedh nga pafundesia paraprakisht mohonin krijimin e saj nga Zoti.Materialistet ashtu siq hipotezojne qe universi ekziston qe ne infinitet, pretendojne se ne gjithesi nuk ekziston qellim dhe projektim. Ata pohojne se te gjitha ekuilibret, harmonia dhe rregulli jane veper vetem e koincidences (rastesise). Ky pretendim mbi "rastesine" eshte perdorur me pas edhe si pergjigje ndaj pyetjes se si u shfaqen gjallesat. Teoria e evolucionit apo e thirrur ndryshe Darvinizem, eshte nje tjeter zbatim i materializmit mbi natyren.E shprehem edhe me pare se kishte edhe nga ata persona, themelues te shkences moderne, te cilet besonin ne krijimin e universit nga Zoti. Ne shekullin e 19-te ndodhi nje ndryshim ne kete qendrim te botes se shkences. Materializmi, ne menyre te paramenduar u fut ne kalendarin e shkencave moderne prej grupeve te ndryshme. Kjo filozofi gjeti mbeshtetje te gjere dhe u perhap shume shpejt ne boten e shkences edhe per shkak te kushteve sociale e politike te shek. te 19-te. Megjithate, zbulimet e shkences moderne e demostrojne ne menyre te padiskutueshme shume qarte pavleftesine dhe fallcitetin e materializmit ne fjale. ZBULIMET SHKENCORE TE SHEKULLIT 20-TE Le te kujtojme edhe nje here dy pohimet themelore te materializmit rreth universit: Universi ekziston qe nga pafundesia, pra, nuk ka as fillim as fund, ai nuk eshte i krijuar. Me anullimin qe i beri shkenca materia-lizmit deshmoi edhe nje here mbi krijim e universit nga Allahu. Mbi kete teme revista e mirenjohur Newsweek ne numrin e botuar me 27 Korrik 1998 ne kopertinen e saj, i dha titullin "Shkenca gjeti Zotin". Qdo gje ne univers eshte thjesht fryt i rastesise dhe jo nje plan apo projektim me nje vizion te qellimte. Te dy keto nocione te materialisteve si rrjedhoje e nje shkence primitive te shekullit te 19-te, te mbrojtura me shume ngulm, u shemben plotesisht nga ana e zbulimeve shkencore te shekullit pasardhes. Fillimisht ne harrese mbeten pretendimet mbi ekzistencen qe ne infinit te universit. Qe ne vitet 1920 kishte nje mori faktesh qe kjo s'mund te ishte e vertete. Shkencetaret tashme ishin te sigurte per krijimin e tij nga mosekzistenca e shkaktuar kjo prej nje "Shperthimi te Madh" (Big Beng). Me fjale te tjera universi nuk ka ekzistuar ne pafundesi por perfundimisht eshte krijuar nga Zoti. Ajo qe shkenca gjunjezoi se dyti ne shek. e 20-te ishte pretendimi "i rastesise", te krijimit te gjithesise ne menyre aksidentale dhe e paprojektuar. Kerkimet e bera qe prej viteve 1960-te, treguan se te gjitha ekuilibret fizike ishin te perllogaritura (programuara) ne nje menyre shume te nderlidhur qe te bejne te mundshme jeten njerezore. Me thellimin e kerkimeve, u gjeten nje nga nje ligjet fizike, kimike dhe biologjike ne univers, forcat themelore si ato te rendeses dhe te elektromagnetizmit, strukturen ne teresi te atomeve dhe elementeve perberes te universit, te programuara keto me ate saktesi per te mundesuar jeten e qenieve njerezore. Sot shkencetaret perendimore kete projektim te jashtezakonshem e quajne "Parim Human" (Anthropic Principle). Pra, qdo detaj ne univers eshte projektuar me shume kujdes qe te beje te mundshme jeten e njeriut. Shkurtimisht ne ditet tona materializmi eshte refuzuar dhe shembur plotesisht nga shkenca moderne. I pozicionuar si vizion shkencor dominues per shekullin e 19-te, materializmi u permbys ne shekullin e 20-te, duke pesuar nje humbje perfundimtare. Eshte shume e natyrshme te ndodhte keshtu. Ashtu siq deklaron edhe Allahu: "Ne nuk e krijuam qiellin e as token dhe qka ka ne mes tyre, pa qellim (shkel e shko), ai eshte mendim i atyre qe nuk besuan...". (Sad 27), eshte nje supozim i gabuar qe universi te jete i krijuar pa nje qellim te caktuar. Eshte e pashmangshme per qdo teze te hedhur mbeshtetur mbi keto supozime, te falimentoje perballe realitetit qysh ne fillim. Krijimi eshte nje fakt. Ne kete liber keto te verteta do t'i analizojme se bashku me argumentet perkatese. Te gjithe ne do te shohim disfaten qe pesoi materializmi perballe shkences dhe do te behemi deshmitare per krijimin e universit prej Allahut me nje force krijuese superiore dhe te persosur.

Krijimi i Universit nga Mosegzistenca

Ne formen e saj standarte, teoria e Big Bengut pohon se universi ka filluar me zgjerimin e menjehershem te te gjitha pjeseve. Po si arritente zgjeroheshin ne te njejtin qast, te sinkronizuar te gjitha pjeset e universit? Kush ua dha komanden atyre? Andrei Linde, profesor kozmologjie 2 NjÃe shekull me pare, krijimi i universit ishte nje koncept qe injorohej nga nje pjese e mire e astronomeve. Shkak per kete ishte koncepti i gabuar i shkences se shekullit te 19-te ku pranohej gjeresisht ekzistenca e gjithesise qe nga pafundesia. Shumica e shkencetareve qe studionin mbi universin duke supozuar se ndodheshin perballe me nje mase lendesh, e cila meqee ekzistonte qe ne infinit as nuk e merrnin mundimin ta kalonin ndermendje per nje "krijim" te universit, pra, per ekzistencen e nje fillimi (te tij). Filozofi gjerman Imanuel Kant ishte i pari person qe pohoi "universin e pafundem" ne Kohet e Reja. Megjithate zbulimet shkencore vleftesuan pohimin e Kantit. Idea mbi "ekzistencen ne pafundesi" (vazhdueshmeri) ka hyre ne Perendim se bashku me filozofine materialiste. Kjo filozofi, e cila i ka rrenjet te Greket e lashte, mbron idene se nuk ka ekzistence tjeter veq materies dhe se universi ekziston qe nga pafundesia dhe do te vazhdoje deri ne pafundesi. Kjo filozofi mbijetoi ne forma te ndryshme gjate sundimit roman dhe ne Perandorine e Vone Romane dhe ne Mescete, materializmi pesoi nje renie si rezultat i influences se Kishes Katolike dhe filozofeve te krishtere. Por pas Rilindjes mes shkencetareve dhe filozofeve perendimore filloi te lindte nje kuriozitet per burimet filozofike te Greqise se lashte. Keshtu pra, filloi perqafimi i materializmit ne kete periudhe. Ishte filozofi i shquar gjerman Imanuel Kant ai qe gjate Iluminizmit Evropian ka pranuar dhe mbrojtur materializmin. Kanti deklaronte se universi ka ekzistuar vazhdimisht dhe brenda kesaj pafundesie qdo probabilitet duhet te shihet si i mundshem. Ndjekesit e Kantit idene mbi nje univers te pafund vazhduan ta mbronin se bashku (bashkangjitur) me materializmin. Qysh nga fillimi i sheku-llit te 19-te edhe teza se nuk ekziston nje zanafille e universit, pra, e krijimit ne nje qast filloi te perqafohej gjeresisht. Kjo ideologji, e cila u pervetesua me kembengulje te madhe edhe nga materialiste dialektike si Karl Marksi dhe Frederik Engels, arriti te avancoje deri ne shekullin e 20-te. Ideja ne fjale per nje univers te pafund ne qdo periudhe ka qene e lidhur fort me ateizmin. Nuk eshte e veshtire per ta kuptuar pse? Sepse ekzistenca e nje zanafille per universin flet per krijimin e tij nga Zoti dhe e vetmja rruge per te iu kundervene kesaj ishte dalja ne skene me pretendimin se universi ka ekzistuar gjithmone. Nje nga ata, te cilet e pervetesuan me kembengulje kete ideologji ishte Xhorxh Policer, i cili me librat qe shkroi ne shekullin e 20-te u be nje mbrojtes i njohur i materializmit dhe marksizmit. Ne librin e tij me titull: "Parimet themelore te filozofise", Policer duke u bazuar ne modelin e "universit te perhershem" i del kundra (krijimit) ne kete menyre: "Universi eshte diqa e pakrijuar. Ne qofte se do te ishte e kunderta, atehere duhet te jete i krijuar nga Zoti ne nje qast te vetem dhe duhet te jete krijuar nga asgjeja, pra, mosekzistenca. Per te pranuar krijimin, para se gjithash duhet te pranojme, idene e nje qasti kur universi akoma nuk ekzistonte, dhe me pas qdo gje u krijua nga hiqi. Kjo eshte diqka qe shkenca nuk mund ta pranoje".3 Policer ishte kundra krijimit, duke mbrojtur idene e pafundesise se universit, mendonte se shkenca perparonte ne anen e tij. Ne fakt shkenca pa kaluar shume kohe demostroi me te vertete se universi ka nje fillim. Dhe ashtu siq e kishte deklaruar Policeri vete, nese ka nje krijim atehere duhet te kete gjithashtu nje Krijues.

Zgjerimi i Universit dhe Zbulimi i Big Bengut

Vitet 1920 do te ishin shume te rendesishme per zhvillimin e astronomise moderne. Ne vitin 1922 fizikanti rus Aleksander Fridman arriti te perllogarise se sipas Teorise se Relativitetit te Ajnshtajnit, struktura e universit nuk ishte statike (e palevizshme) dhe do te ishte e mjaftueshme edhe nje impuls i vogel te shkaktonte zgjerim apo tkurrje (te saj). I pari person qe arriti te tregoje rendesine e zgjidhjes se Fridmanit, ishte astronomi belg Xhorxh Lemetre. I bazuar ne keto kalkulime, Lemetre deklaroi se universi kishte nje fillim dhe qe prej asaj zanafille vazhdon ne menyre konseguente te zgjerohet. Perveq kesaj beri te ditur se do t arrihej te llo-garitej edhe masa e mbetur e rrezatimit qe prej kesaj pikenisjeje.Edvin Habell zbuloi se universi po zgjerohej. Me kete rast ai gjeti fakte per "Big Bengun", nje ngjarje kataklizmike, zbulimi i se ciles i detyroi shkencetaret te braktisin idene e nje universi te pafundem dhe te perjetshem.Llogaritjet teorike te ketyre shkencetareve nuk terhoqen vemendje ne ate kohe por me shfaqjen e nje argumenti bindes gjate viteve 1929, si rezultat i vezhgimeve te shumta, rane si nje bombe ne boten e shkences. Po ate vit ne qendren vezhguese "Kalifornia Maunt Uillson", astronomi amerikan Edvin Habell beri nje nga zbulimet me te medha ne historine e astronomise. Habell duke studiuar qiellin me anen e nje teleskopi gjigand, zbuloi se drita e yjeve qdo dite e me teper perthyhej drejt ngjyres se kuqe, fundit te spektrit dhe kjo ka lidhje te drejteperdrejte me distancen e yjeve nga toka. Ky zbulim tronditi te gjitha bazat e modeleve te nje universi te qendrueshem te supozuara deri ne ate kohe.Sipas ligjeve te njohura te fizikes, spektri i rrezeve te drites, te cilat levizin drejt pikes se vezhgimit kthehen ne vjollce, ndersa spektri i atyre rrezeve te drites, te cilat largohen prej pikes se vezhgimit anojne drejt se kuqes. (E njejte kjo me ho-llimin e zerit te sirenes se trenit, i cili i largohet vezhguesit.) Vezhgimi i Habllit tregon se sipas ketij ligji, trupat qiellore ne menyre te vazhdueshme largohen prej nesh.Pa kaluar shume kohe Habell, zbuloi diqka tjeter shume te rendesishme: galaktikat dhe yjet nuk largoheshin vetem prej nesh por edhe nga njeri-tjetri. Perballe nje universi ku qdo trup qiellor, ne te cilin distancohen nga njeri-tjetri, i vetmi perfundim qe mund te arrihet eshte se universi eshte ne "zgjerim" te perhershem.Ky ishte nje zbulim per te cilin Xhorxh Lemetre pati "profetizuar" pak kohe me pare, dhe nje nga mendjet me te shquara te shekullit, pati shprehur diqka ne« lidhje me kete 15 vjet me pare se ai. Ne vitin 1915 Albert Ajnshtajn me ane te perllogaritjeve te perfituara nga Teoria e pergjithshme e Relativitetit arriti ne perfundimin se universi eshte nje strukture jo-statike (keshtu duke i paraprire perfundimeve te Fridmanit dhe Lemetrit). Por i habitur perballe ketij zbulimi Ajnshtajni, ekuacioneve tetij i shtoi edhe nje faktor te ri, te cilin e emertoi "konstante kozmologjike" qe "te dilte nje pergjigje e drejte" sepse ne ate kohe astronomet thonin se universi eshte statik dhe ai kerkoi qe teoria t'i pershtatej ketij modeli. Vite me vone konstanten kozmologjike do ta perkufizonte si, gabimi me i madh i karrieres se tij. E verteta mbi zgjerimin e universit, te cilen na e parashtroi Habell, me pas do te lindte nje model te ri per universin. Nese universi eshte ne zmadhim nese do te kthehemi pak ne kohe (ne te shkuaren) do te konstatojme nje univers me te vogel, e nese shkojme me tej do te verejme "vetem nje pike". Duke iu mbeshtetur matjeve te bera, kjo pike, e cila perfshinte te gjithe materien e universit, do te kishte nje vellim zero per shkak te forces te madhe terheqese (gravitetit). Keshtu qe universi duhet te jete shfaqur me shperthimin e kesaj pike me vellim zero. Ky shperthim u quajt "Big Beng" (Shperthimi i Madh) dhe ekzistenca e tij ne menyre te perseritur pohohet nga faktet e verejtura. Big Beng tregoi nje te vertete shume te madhe: Te thuash qe diqka ka zero volum eshte njesoj sikur te thuash eshte "Hiq". I gjithe universi eshte krijuar nga ky "hiq". Dhe per me teper ky univers ka nje fillim ne te kundert me pikepamjen e materialisteve qe mbeshtesin se "universi ka ekzistuar nga pafundesia". Hipoteza e "gjendjes se qendrueshme" (palevizshme) Teoria e Big Bengut per shkak te argumentave te forta qe sillte, filloi te pranohej gjeresisht nga bota e shkences. Por astronomet, te cilet ishin te vendosur ne mbeshtetje te filozofise materialiste dhe mbi idene e kesaj filozofie mbi nje "univers te pafund", vazhdonin t'i rezistonin Big Bengut dhe te mbanin ne kembe ideologjine e tyre. Shkakun e kesaj perqapjeje kuptohet fare qarte ne fjalet e fizikantit te shquar Artur Edington, i cili thote: "Ne menyre filozofike idea per fi-llimin e menjehershem te ketij rregulli te tanishem natyror me duket shume e neveritshme". Nje« tjeter astronom qe kundershtoi teorine e Big Bengut, ishte Fredi Hoil. Ky i fundit aty nga mesi i shekullit te 20-te nxorri nje model te ri, pasues i filozofise se universit te pafund te shekullit te 19-te, me emrin gjendje e palevizshme "Steady-state". Hoil e pranoi faktin e pakundershtueshem te zgjerimit te universit dhe propozoi diqka te re se universi eshte i pafundem ne te dyja, dimensionin dhe kohen e tij. Sipas ketij modeli me zgjerimin e universit materia ne sasi te duhura, ne menyre spontane filloi te ekzistonte vetvetiu per ta mbajtur universin ne gjendje te palevizshme. Qellimi i vetem i dukshem i kesaj teorie eshte mbeshtetja e dogmes se "materies qe ekziston qe ne pafundesine e kohes", e cila eshte baza e filozofise materialiste, kjo teori e Big Bengut eshte plotesisht e kunderta sepse mbron qe universi ka nje fillim. Perkrahesit e teorise se gjendjes se palevizshme i rezistuan per nje kohe te gjate Big Bengut. Por megjithate shkenca perparonte kundra tyre.

Hipoteza e "gjendjes se qendrueshme" (palevizshme)

  Teoria e Big Bengut per shkak te argumentave te forta qe sillte, filloi te pranohej gjeresisht nga bota e shkences. Por astronomet, te cilet ishin te vendosur ne mbeshtetje te filozofise materialiste dhe mbi idene e kesaj filozofie mbi nje "univers te pafund", vazhdonin t'i rezistonin Big Bengut dhe te mbanin ne kembe ideologjine e tyre. Shkakun e kesaj perqapjeje kuptohet fare qarte ne fjalet e fizikantit te shquar Artur Edington, i cili thote: "Ne menyre filozofike idea per fillimin e menjehershem te ketij rregulli te tanishem natyror me duket shume e neveritshme". Nje tjeter astronom qe kundershtoi teorine e Big Bengut, ishte Fredi Hoil. Ky i fundit aty nga mesi i shekullit te 20-te nxorri nje model te ri, pasues i filozofise se universit te pafund te shekullit te 19-te, me emrin gjendje e palevizshme "Steady-state". Hoil e pranoi faktin e pakundershtueshem te zgjerimit te universit dhe propozoi diqka te re se universi eshte i pafundshem ne te dyja, dimensionin dhe kohen e tij. Sipas ketij modeli me zgjerimin e universit material ne sasi te duhura, ne menyre spontane filloi te ekzistonte vetvetiu per ta mbajtur universin ne gjendje te palevizshme. Qellimi i vetem i duksheem i kesaj teorie eshte mbeshtetja e dogmes se "materies qe ekziston qe ne pafundesine e kohes", e cila eshte baza e filozofise materialiste, kjo teori e Big Bengut eshte plotesisht e kunderta sepse mbron qe universi ka nje fillim. Perkrahesit e teorise se gjendjes se palevizshme i rezistuan per nje kohe te gjate Big Bengut. Por megjithate shkenca perparonte kundra tyre. Triumfi i Big Bengut. Ne vitin 1948 Xhorxh Gamov duke i avancuar me tej llogaritjet e Xhorxh Lemetrit, hodhi nje teze te re mbi Big Bengun. Nese universi eshte formuar me nje shperthim kataklizmik, padyshim qe duhet te kete lene pas nje perqindje te caktuar te rrezatimit. Dhe mbi te gjitha ky rrezatim duhet te jet perhapur ne raport te njejte ne te gjithe universin. Ky argument qe duhej te vertetohej, pa kaluar shume kohe u gjend. Ne vitin 1965, dy kerkues Arno Penzias dhe Robert Uillson si perfundim i nje rastesie, zbuluan keto rrezatime (vale) te panjohura. Ky rrezatim, te cilin e quajten "Sfondi Kozmik i Rrezatimit" ishte i ndryshem nga rrezatimet qe reflektoheshin nga qdo vend i hapesires per uniformitetin e jashtezakonshem. E shprehur ndryshe ky nuk ishte nje rrezatim me origjine te lokalizuar, pra, nuk kishte nje burim te percaktuar dhe ishte i perhapur gjithandej. Keshtu qe shume shpejt u zbulua se keto rrezatime i takonin mbetjeve te periudhes se Big Bengut qe vazhdojne qe nga qasti i pare i shperthimit te madh. Gjithashtu Gamovi nxorri se frekuenca e rrezatimeve ishte shume e afert me vleren e parashikuar nga shkencetaret me pare. Penzia dhe Uillson fituan edhe qmimin Nobel per zbulimin e tyre. Ne 1989, Xhorxh Smut me ekipin e tij te NASA's hodhen ne hapesire "Satelitin e Zbulimit te Rrezatimit te Sfondit Kozmik" (COBE). Me aparatet e ndjeshme te vendosura ne kete anije kozmike u deshen vetem 8 minuta per te detektuar dhe pohuar matjet e Penzias dhe Uillsonit. Konkluzionet vertetuan rezultatet e mbetjeve te trysnise dhe nxehtesise prej shperthimit te madh ne fillim te universit. Shumica e shkencetareve pohuan se COBE ne menyre te sukseshme kishte kapur mbetjet e Big Bengut. Rrezatimi kozmik i zbuluar nga Penzia dhe Uillson shikohet si nje fakt i pakundershtueshem per Big Bengun nga bota shkencore. Shume fakte te reja per Big Bengun po dilnin. Nje argument tjeter i rendesishem i Big Bengut ishte sasia e gazeve te hidrogjenit dhe heliumit ne hapesire. Me matjet e bera ne ditet tona kuptohet se raporti hidrogjen-helium ne univers perputhet plotesisht me raportin teorik te llogaritjeve te mbetjes se hidrogjen-helium nga Big Bengu. Kjo na drejton ne ate se ne teorine e gjendjes se palevizshme nese universi pa nje fillim vjen nga infiniti dhe nuk ka fillim, hidrogjeni ne univers do te digjej plotesisht dhe do te kthehej ne helium. I mbeshtetur nga fakte te mjaftueshme Big Bengu u pranua ne menyre te prere nga shkenca. Sipas nje shkrimi ne numrin e Tetorit 1994 te revistes "Scientific American" shenon se modeli i Big Bengut eshte i vetmi qe merr parasysh zgjerimin e vazhdueshem dhe sistematik te universit dhe perfundime te tjera observuese. Denis Shama, i cili per nje kohe te gjate se bashku me Fred Hoil, perkrahu teorine e gjendjes se palevizshme, u shpreh ne kete menyre mbi argumentat e njepasnjeshme te Big Bengut: "Edhe une si gjithe ato qe perkrahnin teorine e gjendjes se palevizshme u ferkuan per nje kohe te gjate me argumentat bindese... Nje rol te rendesishem luaja dhe une por jo se i besoja vertetesise por vetem se do te doja qe "gjendja e palevizshme" te ishte e vertete. Kundra argumenteve mora pjese perkrah Fredit per te gjetur pergjigje per keto zbulime armike. Por me grumbullimin e meteper te argumenteve, e kuptova qe nuk kishte me kuptim te vazhdoja te luaja rolin dhe mendova se tashme duhet lene menjane "gjendja e palevizshme".


 


 



www.didi.4mg.com