Faqja Kryesore

Libri i Vizitoreve

Poezi

Shkenc

Linket e preferuara

Mrekullit e All-llahut xh.sh

Ndodhi... 

Foto Galeri

Humor

Lajme

Jeta e re

Edhe per Nerashtin

Faqja e Kontaktit

Hutbeja e Lamtumires


        Kjo ligjerate (hutbe) e Muhammedit as. eshte mbajtur ne vitin e 10 te  Hixhres, pas kryerjes se haxhit te fundit te Profetit.

     O Njerez! Degjoni cka do t'ju them, sepse nuk e di nese do t'ju takoj ne kete vend pas ketij viti.
O njerez! Kini frike Zotin dhe respektojeni Ate. Behuni te njerezishem dhe te drejte ndaj vetes dhe ndaj te tjereve. Kjo eshte dita e flijimeve ne emer te All-llahut. Me te vertete gjaku dhe pasuria juaj jane te shenjta per ju, derisa te takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu sic eshte e shenjte kjo dite ne kete muaj dhe ne kete vend.

Ruajeni, respektoni dhe nderojeni vleren e personalitetit dhe dinjitetit njerezor. Njeriu eshte veper madheshtore e Allahut dhe mjere ai qe e nencmon nderin dhe dinjitetin e vepres se All-llahut. Ju, o njerez, pashmangshem dhe pakthyeshem do ti ktheheni All-llahut te Amshueshem dhe Ai do t'ju marre ne pergjegjesi per veprat dhe punen tuaj.

O besimdrejte! Ta dini, ta mbani mend dhe te jeni te bindur se perfundoi koha e mosdijes dhe traditave te keqija, qe i sollen fatkeqesi te shumta gjinise njerezore. Une jua kam treguar rrugen e shpetimit, neper te cilen duhet te shkoni. Gjakmarrja eshte e ndaluar. Te gjitha akuzat e ketilla qe rrjedhin nga koha para Islamit, anulohen. Akuza e pare e ketille qe anulohet eshte gjakmarja e xhaxhait tim, Amir b. Rebi`b. Harith b. Abdulmuttalibit, te cilin pa kurrfare faji e mbyten njerezit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le te harrohet dhe te gjitha te tjerat ne te ardhmen le te falen.

Fajdeja dhe kamata jane te ndaluara. Huadhenesi nga huamaresi duhet ta marre vetem ate qe vertet ia ka huazuar. Huate e para qe i nenshtrohen ketij vendimi jane huate e xhaxhait tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj. O besimdrejte! Duhet t`ua falni kamatat borxhlinjve. Degjoni keshillen time dhe pasuria juaj do te shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjeja per tregti dhe pune te ndershme. Nese nuk e beni kete, duhet ta dini se do t`i zemeroni thelle All-llahun dhe te Derguarin e Tij. Nese borxhliu juaj eshte ne veshtiresi, duhet t`ia vazhdoni afatin e pagimit, ndersa nese jeni ne gjendje qe t`ia falni borxhin, kjo do te ishte edhe me mire per ju.

O besimdrejte! O njerez! Frikesojuni asaj dite qe me siguri do te vije, kur te gjithe do te paraqiteni para All-llahut, Gjykatesit te Vetem Suprem. Kur ju pret drejtesia absolute. Kur te zotoheni se nje borxh do ta paguani me kohe dhe kur ta lidhni marreveshjen, te gjitha keto beni me shkrim, dhe me besnikeri theksoni afatin e pagimit. O te vdekshem! Duajeni dhe degjojeni Zotin, Krijuesin e tere materiales dhe jomateriales, i cili krijoi meshkuj dhe femra, prej te cileve u zhvillua gjinia njerezore. Kini frike nga All-llahu, ne ndihmen, prehjen dhe meshiren e te Cilit te gjithe jemi te udhezuar. Ne jemi te vdekshem dhe ne cdo cast jem gjithnje e me afer vdekjes dhe takimit me Te, me All-llahun e Amshueshem, me Gjykuesin e Drejte.

Shprehni repektin e duhur ndaj farefisit. Me pergjegjesi te thelle permbushni detyrat dhe obligimet qe egzistojne ndermjet burrit dhe gruas, ndermjet prinderve dhe femijeve. Femija e fiton xhenetin nen kembet e nenes se tij. Ruajuni nga prostitucioni, tradhetia bashkeshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhetia bashkeshortore jane mekate te renda, nderkaq xhelozia mund te shkaktoj prishjen e bashkeshortesise. Martohuni me ato qe i doni. E kur vullneti i Zotit t'ju bashkoje, atehere respektojeni dhe duajeni njeri-tjetrin dhe jetoni ne dashuri dhe harmoni te vertete.

O bashkeshorte! Silluni ndaj grave tuaja me shume miresi dhe dashuri. O besimdrejte! Largohuni nga ngateresat dhe pergojimet! Ata qe shpifin per grate e ndershme, le te jene te mallkuar ne te dy botet. Ata qe i akuzojne grate e ndershme per tradhti ne martese ose per amoralitet, nderkaq qe nuk mund per kete t'i sjellin kater deshmitare te besueshem, denoni me tetedhjete goditje, dhe asnjehere ne te ardhmen ne asgje mos u besoni, sepse ata jane njerez te keqij.

Nese mendoni se ndaj grave tuaja me nuk e ndjeni dashurine e dikurshme, mos nxitoni, por mendoni mire. Ndoshta Allahu nepermjet ketij sprovimi ju udhezon ne rrugen e fatit te ri te madh, me te cilen deshiron t'ju pergezoje. Mos kerkoni shkurorezim pa shkaqe te arsyeshme, meqe prej te gjitha gjerave qe All-llahu i ka lejuar, me se tepermi e urren shkurorezimin. Grate tuaja u jane dorezuar ne bese te Zotit. Respektojeni, o besimdrejte, ate amanet te Zotit.

O njerez! Sot djalli i mallkuar eshte i deshperuar, sepse ka pesuar humbje dhe me nuk mund te ndikoje ne ju. Por ju megjithate gjithnje behuni te kujdesshem, qe ai i mallkuar te mos ju ve ne lajthitje as per gjerat me te vogla. O besimdrejte! Kur e caktoni dhe e ndani ndermjet veti trashegimine, behuni te drejte dhe permbajuni librit te Zotit. Ruajeni pasurine e bonjakeve, te paafteve dhe te semureve mendore. Zoti cdonjerit ia ka dhene te drejten e vet, andaj nuk ka nevoje qe trashegimtareve t'u lihet testament; ndersa si testament nuk mund te lihet me teper se nje e treta(1/3) e pasurise. Femija i takon atij, ne shtratin e te cilit eshte i lindur. Kush pohon se i takon tjeterkujt pervec prindit, ate do ta arrije mallkimi i Zotit. Nuk i lejohet gruas qe te jape dic nga pasuria e burrit te saj pa lejen e tij. Borxhi duhet paguar ndersa sendi i huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet te kthehet me dhurate. Kush hyne dorezane per dikend, obligohet edhe me pergjegjesi per dorezani. Me roberit dhe sherbetoret silluni ne menyre njerezore. Ushqeni ata sikur qe ushqeheni vete, dhe vishni ata sikur qe visheni vete. Nuk guxoni t'u beni keq, as t'i keqperdorni. Edhe ata jane njerez, edhe ata jane sherbetore te Zotit.

O besimdrejte! Ta dini dhe te mos harroni se te gjithe muslimanet jane vellezer. Ju te gjithe jeni pIotesisht te barabarte ne te drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfare perparesie arabi ndaj jo-arabit, e as jo-arabi ndaj arabit, as i ziu ndaj te kuqit, e as i kuqi ndaj te ziut pervec me devotshmeri. Te gjithe jeni pasardhesit e Ademit, ndersa Ademi eshte prej dheut.

O muslimane! Duhet te kujdeseni, te duheni dhe te ndihmoheni ndermjet vete. Nuk guxoni ta ofendoni njeri-tjetrin, e as t'i merrni me dhune njeri-tjetrit dicka. Keto jane mekate te renda. Merreni vetem ate qe me vetedeshire ju jepet. Respektoni pacenueshmerine e pasurive tuaja derisa jane ne frymen e ligjeve te Zotit. Ne punen tuaj Islami dhe interesi i pergjithshem le te jene mbi ju dhe interesin tuaj personal. Perkushtojani Islamit jeten tuaj dhe ne punen per Islamin jepni prej vetes githcka qe mundeni. Kurre mos e shkelni te drejten dhe nderin e askujt. Vetvetes mos i beni dhune. Mos harroni se meshira eshte nje nder bazat kryesore te Islamit.

0 njerez! Degjoni cka po ju them dhe mbajeni mend mire. Une po jua le librin e Zotit - Kur'anin - te cilit nese i permbaheni gjithnje do t'ju ruaje qe te mos e humbni rrugen e drejte, rrugen e drejtesise dhe se vertetes. Kur'ani eshte liber i qarte dhe i shenjte, veper e vertete e All-llahut, fjale e Tij, ne vertetesine e se ciles nuk ka kurrfare dyshimi.

Para vetes e keni tere jetei time, fjalet dhe veprat e mia. Gjithcka qe kam folur dhe punuar, jam perpjekur qe te jete ne pajtim te plote me urdhrat e All-llahut. Ju vertet nuk do te gjendeni ne lajthitje perderisa t'i permbaheni Kur'anit dhe sunnetit tim.

O besimdrejte! Thuajeni gjithnje te verteten e paster. Urrejtja asnjehere le te mos ju largoje nga rruga e te drejtave dhe drejtesise. Drejtesia eshte motra e devotshmerise. Frikesohuni nga All-llahu! Ai e sheh punen tuaj.

O njerez! I degjuat porosite e mia, futini ne zemrat tuaja e ne jeten tuaj. Te gjithe ata qe i kane degjuar keto fjale te mia, le t'ua percjellin atyre qe nuk i kane degjuar, sepse prej tyre mund te kete me mbamendes se vete degjuesit.

(Pas nje pauze te shkurter, i Derguari i Zotit me nje ze me te bute ka thene):
"A e percolla mesazhin e Allahut tek ju, o njerez?"
"O i Derguari i Zotit! Ti besnikerisht e ke permbushur misionin tend dhe neve na ke komunikuar cka te ka urdheruar Zoti", u pergjigjen me se 100 000 haxhinjte e pranishem.
(Atehere Muhammedi a.s. me ze solemn tha:)
O Zoti im, deshmo (ne kete)!
(Te njejten dite, Zoti i Lavdishem e shpalli edhe ajetin e fundit te Kur'anit):
"Sot persosa per ju fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntine time, dhe zgjodha per ju Islamin fe". (Sure Maide, 3).